“Do t’i vras të gjithë djemtë e familjes”/ Si përplasja mes dy shokëve në Angli solli 5 vrasje të bujshme, njëra u zbulua sot

26/09/2025 13:13

SPAK zbardhi sot vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.

Në pranga janë vënë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, ndërsa në kërkim u shpallën porositësi Aurel Hoxha, dhe Sajmir Kolaveri.

Por si nisi saga e hakmarrjes mes dy familjeve nga Burreli, Lleshi dhe Hoxha.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se Arben Lleshi dhe Agim Hoxha, dikur shokë, ishin nga e njëjta zonë në Burrel dhe janë marrë me veprimtari droge në Angli.

Agimi ishte i pari në fushën e narkotikëve dhe mori Arbenin. Kur ky e xhelozi se pse shoku punonte më shumë, e vrau, e futi në një makinë dhe e dogji.

Pas ngjarjes, Arbeni u tha të afërmve që “nuk e bëra unë” dhe për ngjarjen sajoi histori si përplasje bandash.

Kur u zbulua që vrasjen e kishte bërë Arbën Lleshi, Aureli, vëllai i viktimës tha që “do t’i vras të gjithë djemtë e familjes Lleshi”.

Kur u vra Arben Leshi në burg nga Sokol Mjacaj, askush nuk e mori trupin e tij të pajetë nga frika e hakmarrjes, dhe u varros nga shërbimet e bashkisë.

Historia e vrasjeve:

2012 Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën në Angli

2012 Aureli për hakmarrje ka vrarë në vitin 2013 Xhevit Lleshin

2016 Vritet Hajredin Lleshi

2020 Vritet Klevis Lleshi

2023 Vritet Arben Lleshi brenda burgut nga Sokol Mjacaj

Top Channel