Pas Britanisë e Francës, Belgjika i bashkohet shteteve europiane që njohin shtetin palestinez

23/09/2025 07:49

Belgjika ka ndërmarrë hapa për të njohur Shtetin e Palestinës, duke ndjekur vende të tjera, si Franca, Mbretwria e Bashkuar, Australia etj.

“Përmes kësaj iniciative, ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën ndërkombëtare, në veçanti të drejtën e popujve për vetëvendosje”, tha të hënën kryeministri belg Bart de Vives në një konferencë në Nju Jork për të promovuar zgjidhjen me dy shtete, të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.

Konferenca synonte t’i jepte një shtysë të re përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme, në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete – e cila parashikon që Izraeli dhe një shtet palestinez i pavarur dhe demokratik të jetojnë krah për krah në paqe.

“Zgjidhja me dy shtete nuk është e vdekur”, theksoi kryeministri belg. “Është e plagosur, por ringjallja e saj është e mundur dhe duhet të bëhet për të mirën e të dy popujve”, shtoi ai.

Top Channel