Ky është momenti kur lojtarët mësuan se trajneri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës nuk ja doli dhe humbi jetën						
								
			Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur Enver Petrovci.
Berisha shkruan se ‘Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.’
“Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci.
Të dashur miq, arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi. Enver Petrovci, një kolos i skenës, regjisë së teatrit dhe filmit kombëtar por edhe ndërkombëtar, mbylli sytë përgjithmonë.
Artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit, Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.
Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve, lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Enver Petrovci të gjejë paqen e merituar. Amin.“-shkruan Berisha.
Top Channel