
Avokati Genc Gjokutaj tha sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës e thirrur për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, se këshilltarët socialistë po votojnë pro kësaj iniciative jo sepse duhet, por sepse po veprojnë si kukulla me fije të kontrolluara nga kryeministri Edi Rama.
“Dhe dua ta sjell në vëmendjen tuaj pavarësisht se bëni dallim e deklaroni të votojmë pro propozimit, por nga pikëpamja ligjore nuk është pika c nenit 62 sepse Veliaj nuk mungon për shkak të vullnetit të tij, gjë që nuk afekton mandatin e tij, por interesi publik na kërkon që ta bëjmë këtë oportunitet. Është rast unikal dhe i pari që një kryetar ndodhet në këto kushte.
Dua ta vë në dukjen tuaj sigurisht që ju do mundoheni ta relativizoni vendimin e Veliajt, por respekti që keni për të është aq sa nuk pranuat të vij të flasë. Votimi jonë pro është njëjtë në formë me votimin tuaj, por ndryshon katërcipërisht në përmbajtje: ju doni ta shkarkoni Veliajn se zbatoni udhëra politike, ndërsa vota jonë pro është për interesin e qytetarëve”, tha Gjokutaj.
Top Channel