
Dy infermierë janë konfliktuar në spitalin Shefqet Ndroqi.
Burime për gazetaren e Top Channel Alma Demiraj, thonë se ka qenë një konflikt për arsye banale.
Njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr mjekim.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Tiranës, e cila thotë se i plagosur ka mbetur një infermier 37 vjeç, ndërsa autori është në kërkim.
Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Top Channel