
Ushtria izraelite tha të hënën se do të shembë shtëpitë e 2 personave të armatosur palestinezë që qëlluan dhe vranë 6 persona në një stacion autobusi në Jerusalem në fillim të shtatorit.
Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në qytet në vitet e fundit dhe ndodhi në sfondin e gati dy viteve lufte në Rripin e Gazës.
Autorët e sulmit në Jerusalem u vranë në vend nga zjarri i forcave izraelite.
Shkatërrimi i shtëpive është një taktikë e zakonshme për Izraelin, i cili argumenton se janë një pengesë për sulmet e ardhshme.
Palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se ato janë një formë ndëshkimi kolektiv e ndaluar nga ligji ndërkombëtar.
Në shtator, Izraeli urdhëroi prishjen e të gjitha shtëpive të ndërtuara pa leje në Qatana dhe Qubaiba, qytetet e lindjes së autorëve të krimit dhe tha se 750 banorë të qytetit do të humbisnin lejet e tyre të punës.
Top Channel