“Shqipëria sulmohet çdo tre minuta”/ Kërcënimet kibernetike vijnë më së shumti nga Irani, nevojiten 350 ekspertë IT

18/09/2025 19:53

Një shtet që synon të jetë tërësisht digjital, kërkon një siguri kibernetike të lartë. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa zbulon se intensiteti i sulmeve nga hakerat ndaj sistemeve qeveritare shqiptare shkon gati 500 kërcënime online në 24 orë, ndaj ka nevojë për profesionistë IT.

Një detaj është se vendi ynë i vogël përballet me një sulm çdo tre minuta nga irani apo shtete të tjera të huaja. Dhe sot kërkesa për ekspertë është e madhe, BE ka gati 500 mijë thirrje, SHBA 1 milion ndërsa Shqipëria kërkon 350 ekspertë në institucione”, thotë Igli Tafa.

Në një trajnim nga OSBE dhe AKSK, u vlerësua me rëndësi fuqizimi i talenteve të reja dhe rolin e grave në fushën e sigurisë kibernetike. Ambasadori Michel Tarran evidentoi edhe emërimin e ministres virtuale Diella si një risi që kërkon njohuri të thelluara në teknologji.

Diella ishte e papritur, por është një urë lidhëse për të investuar në ekspertizë me standarde europiane në digjitalizim”, shprehet Michel Tarran, kryetar i prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Top Channel