Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në Vlorë, vihet në pranga 41-vjeçari
18/09/2025 12:22
Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë 41-vjeçarin V. S., banues në Vlorë, i cili dyshohet se merrej me shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit.
Gjatë kontrollit personal dhe në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale 20 doza droge, mes tyre kokainë dhe kanabis.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.
Top Channel