Në gjendje të dehur, 41-vjeçari në Kamëz tenton t’i japë fund jetës
18/09/2025 12:35
Një 41-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës mbrëmjen e së mërkurës.
Rreth orës 00:50, shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Kamëz, u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ka tentuar të vetëvritej.
Burimet policore bëjnë me dije se 41-vjeçari ndodhej në gjendje të dehur dhe me probleme psikologjike.
Aktualisht, ai po merr trajtim nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Top Channel