Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se një trafikant qeniesh njerëzore është riatdhesuar nga Qendra e Mbikëqyrjes së Qarkut në Gjadër të Shqipërisë.

Ai shprehet se bëhet fjalë për një person të lindur në 1992, dhe se kishte vuajtur tre vjet burg në Itali për ndihmë dhe inkurajim të emigracionit të paligjshëm, pasi kishte sjellë 59 emigrantë pa dokumente në Itali.

“Një trafikant qeniesh njerëzore është riatdhesuar nga Qendra e Mbikëqyrjes së Qarkut në Gjadër të Shqipërisë. Burri, i lindur në vitin 1992, kishte vuajtur tre vjet burg në Itali për ndihmë dhe inkurajim të emigracionit të paligjshëm, pasi kishte sjellë 59 migrantë pa dokumente në Itali në bordin e një anijeje të dobët 15 metra”, shkruan ministri italian.

Top Channel