
Dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të provokojë debate të nxehta.
Gjatë emisionit “Top Story”, gazetari Ronaldo Sharka dhe analisti Armando Peza janë përplasur në studio, në një debat të drejtpërdrejtë mbi simbolikën dhe vendin ku u mbajt ceremonia martesore.
Sharka, duke komentuar ngjarjen, tha se dasma ishte një mënyrë për të treguar pozicionin e familjes Topalli si pjesë e elitave ndërkombëtare.
“Jam i bindur që dasma është bërë aty për të treguar se ne jemi një familje që i përkasim elitave ndërkombëtare, aty ku martohen më të mirët, në Vatikan,” deklaroi ai.
Në këtë moment ndërhyn Armando Peza, i cili e kundërshtoi duke sqaruar se dasma nuk është mbajtur në Vatikan, duke kërkuar që të mos bëhen spekulime.
Situata u tensionua më tej kur Sharka iu drejtua Pezës me fjalët: “Trego kush të pagoi dhe cili është roli jot në këtë gjë, mos i mbro kaq shumë.”
Top Channel