
Kryeministri Edi Rama u takua sot me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.
Shefi i NATO vlerësoi rolin që po luan Shqipëria në Aleancë duke e konsideruar atë një aleate të çmuar.
“Është një nder i vërtetë që të kem mikun tim të ngushtë, Edi Rama, Kryeministrin e Shqipërisë, që na viziton.
Shqipëria është një aleate e palëkundur. Shqipëria do të mbërrijë 2% e shpenzimeve ushtarake këtë vit, që është një angazhim i madh.
Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, përfshi edhe përmes ndërmarrjeve të veta shtetërore, çka është e rëndësishme, sepse na duhet një bazë më e fortë industriale në mbarë NATO-n.
Ju po ndihmoni shumë me Ukrainën, për shembull, përmes komandës tonë në Wiesbaden, ku kemi një mision shqiptar, por po kështu, përmes trajnimit gjuhësor për partnerët në luftime, për teknikët, kështu që po bëni shumë kur vjen fjala për Ukrainën. Edhe jashtë Shqipërisë ju po merrni pjesë në Forcat Atlantike në Letoni, në Bullgari jeni aktiv në Kosovë përmes KFOR-it, kështu që vërtetë po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë tuaj.
Në fakt, ju jeni shumë i gjatë, megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i ynë dhe Shqipëria po bën shumë. Dua të falënderoj shumë që jeni aleat kaq i patundur. Ju e dini që NATO-ja mund të mbështetet tek Shqipëria dhe ju e dini që gjithmonë Shqipëria mund të mbështetet tek NATO-ja. Kështu që edhe një herë, faleminderit për vizitën tuaj.
Faleminderit që jeni një mik kaq i ngushtë personal dhe për gjithçka që ju po bëni për NATO-n“, u shpreh Rama.
Top Channel