
Ndonëse doli deputete pasi Sali Berisha e strehoi ne listën e sigurtë të PD-së, Mesila Doda ka vendosur që rrugëtimin e saj parlamentar të bëjë si e pavarur.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga ka mësuar se në deklarimin që ajo ka bërë në Kuvend shprehet se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.
Sali Berisha i dha mundësinë dy aleatëve të tij, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të krijonin grupin e tyre parlamentar, por Mesila Doda preferoi të mos ishte as në grupin e PD dhe asaj të Fatmir Mediut që grupi aleatët te gjithë bashkë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.
Nëse me Ilir Metën e kishte të lehtë, pasi i duheshin vetëm tre deputet hua me aleatët e tjerë, kryedemokrati e kishte të vështirë, t’i huazonte secilit aleat deputetët që i nevojiteshin për grup kuvendor dhe u pa opsioni që Fatmir Mediu të gruponte të gjithë aleatët bashke me deputetët demokrat që i duheshin, por PDIU duket se nuk e ka preferuar një zgjidhje të tillë, duke u distancuar edhe nga grupi i PD, të paktën me letra.
Shenjën e pare të distancimit, Mesila Doda e dha në seancën e një dite më parë, ku shkoi në sallë dhe mori pjesë në votim për kryesinë e komisioneve kuvendore.
Top Channel