
Nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe shefit të NATO-s, Mark Rutte.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, iu drejtua kryeministrit duke i thënë “Ju jeni shumë i gjatë (i drejtohet Ramës),Shqipëria nuk është aleati ynë më i madh, por po bëni kaq shumë. Ju e dini që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria dhe Shqipëria tek NATO.”
Kjo më pas u pasua nga Rama i cili iu drejtua Rutës duke i thënë “Jeni 1-sh se keni gjithmonë energji në mëngjes”.
“Sigurisht jemi këtu edhe për të folur për mënyrat si mund të qasemi në programin Safe të BE sa i takon sigurisë shkon përtej perimetrit të vendeve të BE dhe mund të jetë i dobishëm për vendet e NATO-s Europë. Faleminderit për mikpritjen dhe besoj se jeni 1-sh se keni gjithmonë energji në mëngjes“, tha Rama.
Top Channel