Përfshihet nga flaket automjeti në Fier, drejtuesi ndodhej brenda. Si paraqitet gjendja e tij
15/09/2025 22:21
Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Levan.
Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi, sapo ka vënë re zjarrin, ka ndaluar dhe ka dalë menjëherë. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Top Channel