Mungoi në ditën e betimit në Kuvend, Jozefina Topalli publikon fotot e dasmës luksoze të të birit: Si nënë, moment i paharrueshëm

15/09/2025 10:00

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe aktualisht deputete në legjislacionin e ri, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga dasma madhështore e djalit të saj, Genar Topalli, me Cindy Marina, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve në Romë.

Në një postim në Faceobook, Topalli shkruan: Në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve, në Romë, Genari dhe Cindy kurorëzuan dashurinë e tyre.
Si nënë, ky ishte një moment i paharrueshëm, plot emocion e mirënjohje.
Uroj që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt e bekim nga Zoti.

Jozefina Topalli, e rikthyer në Parlament pas dy legjislaturave mungesë, nuk ka qenë e pranishme në seancën e parë kur është bërë edhe betimi i deputetëve.

Fotot e dasmës së djalit të saj, janë publikuar dy ditët e fundit në rrjetet sociale nga personazhe të njohur të showbizz të cilët kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, ndërkohë që të shumta kanë qenë komentet për këtë dasëm luksoze.

Top Channel