Ishin me pushime në Durrës, zhduket nga hoteli 68-vjeçari çek, e shoqja e kërkon në polici
15/09/2025 12:43
Një shtetase çeke ka kallëzuar në polici se bashkëshorti i saj ka ikur nga hoteli ku po qëndronin në Durrës dhe nuk është kthyer më.
“Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasja A. P., 67 vjeçe, banuese në Çeki, se është larguar nga hoteli ku ishin akomoduar, bashkëshorti i saj, shtetasi P. P., 68 vjeç, banues në Çeki”, bën me dije policia.
Ndërkohë po punohet për gjetjen e tij.
Top Channel