Gjendet i pajetë një person në oborrin e një magazine në Shkodër, dyshohet se…
15/09/2025 08:59
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një shtetas është gjetur pa shenja jete.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dasho Shkreli”, në oborrin e një magazine, ku është gjetur trupi i pajetë i shtetasit K. Sh., 43 vjeç.
Sipas uniformave blu, dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
“Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43 vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak“, thuhet në njoftimin e policisë..
Top Channel