Dosja ‘Partizani/ Berisha: Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, s‘ka qenë funksionar publik

15/09/2025 10:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Pas daljes nga SPAK, kryedemokrati dha një prononcim për gazetarët, ku tha se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, pasi nuk ka qenë funksionar publik.

Sot fillon procesi gjyqësor. Gjykata e Lartë në një vendim të dytë shpall se për veprën e korrupsionit pasiv duhet detyrimisht që nëpunësi apo funksionari të jetë funksionar publik. Dhe duhet detyrimisht që të kenë pasur fuqi vendimmarrëse.

Jamarbër Malltezi nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar publik, sepse ligji ka përjashtuar universitetet nga kjo kategori. Dhe në ligjin e ri që po bëjnë, tani po përpiqen që t’i përfshijnë. Por, po këta zotërinj, që tani në një vendim të muajit korrik, qartësojnë se nuk mund të ketë korrupsion pasiv në qoftë se personi nuk është zyrtar i lartë apo zyrtar jo i lartë se janë dy nene dhe që ka fuqi vendimmarrëse“, tha Berisha.

Top Channel