
Pak përpara se James Rubin ish ndihmës sekretari amerikan i shtetit të niste dëshminë gjykatësi Charles Smith njoftoi prezencën në sallë të dy zyrtareve të qeverisë Amerikane.
Fillimisht James Rubin tregoi rrethanat e njohjes me Hashim Thacin dhe çfarë koperencas ai kishte ne tryezën e Rambujesë’.
James Rubin i tha gjykatës se kur po zhvilloheshin bisedimet e paqes në Rambuje, ish-sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrigt i kishte thënë Hashim Thacit se ai mund ishte Xheri Adams i Kosovës.
Gjatë dëshmisë James Rubin tregoi se kush ishin autorët e shpifjeve për fajësim kolektiv të UÇK-s. Shpifje të cilat më pas morën trajtën e akuzave prej prokurorëve specialë.
“Për dy vite e gjysmë pata qasje në lloj-lloj inteligjence për metodat e dezinformimit nga Rusia. E kombinuar kjo me përvojën gjatë gjer më 2010 arrita në konkluzion se krejt akuzat për fajësi kolektive dhe vrasje janë gjerësisht një fushatë ruse, e ndjekura dhe sponsorizuar nga organizata ruso-serbe. Ky ishte gjykimi që arrita në këto 25 vite, se si prodhohet e ekzagjerohet kjo. Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, informacion, që lidhet me pretendime të tilla për vrasje nga këtë udhëheqës të tillë, as nga Thaçi dhe as nga Krasniqi”.
Dëshmia e James Rubin mund të konsiderohet si pikënisja e shembjes te akuzave nga prokurorët special ndaj ish kupolës drejtuese të UÇK. Ndërthurja e kabllogrameve të DASH atë kohë me dëshminë e Rubin solli në gjykatë një panoramë krejt tjetër se të akuzuarit, nuk janë kriminelë lufte, por çlirimtarët e Kosovës të cilët u ulën në një tavolinë me SHBA dhe aleatët europian drejt rrugës së paqes.
Top Channel