Një 45-vjeçar u vu në pranga në fshatin Vuno të Himarës, pasi u konstatua se kishte kryer ndërtime pa leje.

Shtetasi me iniciale A.N. nga Tirana ka ndërtuar një shtëpi druri dhe ka vendosur 4 kontenierë pa lejen e organeve kompetente, njofton policia.

Ndaj tij, rëndon vepra penale e ndërtimit pa leje, ndërkohë që hetimi vijon.

Top Channel