
Kjo e diel sjell një mot kryesisht të qëndrueshëm në territorin shqiptar.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qeta, duke favorizuar kthjellime në pjesën më të madhe të ditës.
Pritet një alternim i kthjellimeve me vranësira të pakta deri mesatare, të cilat në orët e mesditës dhe pasdites mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht në zonat malore të vendit. Pjesa tjetër e territorit pritet të mbetet pa reshje.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindor në jugperëndim me intensitet mesatar rreth 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit jugor, herë pas here, era mund të arrijë shpejtësi deri në 11 m/s.
Sa i përket detit, pritet të jetë i qetë, me valëzim të ulët në forcën 1 deri në 2 ballë.
Top Channel