
Nga Mitro Çela
Para disa kohësh, u nda nga jeta, një mik i mirë i Fiksit: Fate Selimi.
Jemi njohur rreth viteve 80-të. Të dy gazetarë. Unë tek “ZP”. Ai tek “Hosteni”.
Për 10-12 punuam bashkë tek “Fiks Fare”.
I pëlqente humori. Lexonte dhe shkruante.
Pinim kafe herë pas here. Një ditë më tha:
-Dua të të tregoj një histori të jetës sime. Me një kusht:
-Ta botosh pas vdekjes sime.
-Po sikur të vdes i pari?
-Jo. Unë kam një tavan. Jam me leucemi. Mjekët ma kanë prerë: 6 vjet?!
Si puna e Koço Devoles:
Mjekët i thanë do rrosh 4 vjet. Dhe Koço iku.
-Nuk jeni njësoj. Koços, i thanë doktorë amerikanë.
-Mua doktorë italianë…Qeshi ai.
Dhe nisi tregimin:
Fillova punë tek revista “Hosteni.” Aty mësova dhe rakinë.
Disa rakia i than. Disa i bën si brumbuj. Edhe mua mu frynë faqet, barku dhe bythët.
Një herë Niko Nikolla, kryeredaktori më tha:
-Kam vënë re Fate, ti shkruan më mirë kur je xurxull, se sa kur je esëll?!
Një herë shkova me shërbim me Filipin në Delvinë.
Pasi mblodhëm fakte për artikujt, shkuam në ndërmarrjen ushqimore.
Drejtorin e kishim mik. Ai kishte marrë masa.
Raki. Turshi me kastravecë. Ullij. Qepë. Hudhra të njoma.
Na shërbente një vajzë. Një yll.
-E bukur kjo çupa: ta marr për grua?
-Je dehur pa pirë mirë?
Vajza dinte greqisht. I thotë Filipit:
-Çfarë të tha miku?
-Të do për grua?
-E dua edhe unë. Nuk jetohet në Delvinë. Po më “vrasin” thashethemet.
Filipi, më tha se çupa është dakord.
Por më parë të pyesim për fisin, moralin. Se të kemi VIP.
Në darkë Filipi më thotë:
-Çupa nuk bën për ty. Është pak e lëvizur.
Ka shkuar me të gjithë burrat e Delvinës?!
-E mo Filip!
Delvina qytet i vogël është.
-Pas një muaji bëmë dasëm. Të vogël. Me miq e shokë.
Pas një viti bëmë një çupë.
Gruaja filloi punë kamariere. Unë shkruaja dhe pija.
Erdhi demokracia.
Maj 1991.
U ktheva von në shtëpi.
Mbi tavolinë dy gisht letër:
-Fate! Po iki në Greqi. Do e marr edhe vajzën me vete!
I tregova Filipit letrën. Pyeti.
Gruaja kishte ikur me një grek në Athinë.
Vajza me shkruan herë pa here…
Pas dy -tre vjetëve jam martuar me Tixhen.
E urtë. Nikoqire. Më bën kafe. Më gatuan. Më bën bukën për në punë.
Ne verë shkojmë për pushime në Ohër.
Dëgjo Mitro:
Gruaja e bukur të braktis.
Gruaja e thjeshtë, e sërës tënde, të fal mirësi dhe jetë familiare….
Para disa viteve pata problem me stomakun.
Operacion.
Një grusht me ilaçe.
Bëra “lanet” rakinë…
…Fates ju bë një varrim i bukur. Shumë miq e shokë. E nderoi Fiksi.
Në varreza ishte një vajzë.
-Filip! Jam vajza e Fates.
Jetoj në Qipro! Problem për të arritur ditën e varrimit të babait.
E bëra rrugën Qipro – Londër- Tiranë.
-Mamaja?…Ka këmbyer 3-4 grekë…Jeton në Selanik.
Top Channel