Aksident në Lezhë/ Makina përfundon në anë të rrugës, bllokohen brenda dy gra, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

14/09/2025 15:14

Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në Lezhë, ku drejtuesja e një automjeti tip Benz ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një kanal anës rrugës.

Ngjarja u regjistrua në aksin që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë–Shkodër.

Si pasojë e rrotullimit, mjeti pësoi dëmtime të shumta, ndërsa dy gra që udhëtonin në të mbetën të bllokuara për disa minuta. Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca dhe forca zjarrfikëse, të cilat me ndërhyrjen e tyre të shpejtë dhe profesionale bënë të mundur nxjerrjen e shtetaseve nga automjeti i rënë në kanal.

Sipas burimeve, të dyja gratë u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel