Autori i dyshuar i masakrës së Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë të plagosur, Ragip Gila,  është transferuar në paraburgimin 302 në Tiranë.

Ai do të mbahet në kushte të posaçme sigurie, pas masës së sigurisë “arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkodrës.

Kjo është një procedurë që ndiqet për të shmangur çdo informacion apo kontakt me persona të tjerë.

Gila akuzohet për atentatin ndaj Erogen Brajoviç në një lokal në mes të Shkodrës, i cili ishte shënjestër dhe mbeti i plagosur rëndë, ndërsa truproja i tij, Liridon Kraja, si dhe një tjetër i pranishëm në tavolinë, Armando Pali, humbën jetën.

Top Channel