Mjeti del nga rruga, 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Fier
13/09/2025 08:45
Një aksident i rëndë me një viktimë dhe tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier.
Policia njofton se ka arrestuar F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.
Top Channel