“Skenat e forcës nuk prodhojnë rezultat”, Spaho thirrje opozitës: Duhet të jeni në parlament, aty bëhet politika

12/09/2025 07:26

Demokrati Edmond Spaho i ka bërë thirrje opozitës për të marrë pjesë në parlament, por jo si gjatë viteve 2022-2025, me trazira.

Ai shtoi më tej se opozita nuk do të fitojë asgjë nëse vijon të përsërisë skenat e forcës.

“Rama mbajti sot fjalen para Asamblese se PS si dhe paraqiti perberjen e qeverise se re, e cila supozohet te na qeverise gjate periudhes 2025-2029.

Kryefjala e asaj qe ai artikuloi, ishte integrimi europian i vendit deri ne vitin 2030. 3-4 vite me pare integrimi europian i Shqiperise kishte aq gjasa sa gjeli te bente veze. Sot zhvillimet gjeopolitike nuk perjashtojne mundesine qe nje apo dy vende nga Ballkani Perendimor te mund te pranohen ne BE pavaresisht se mund te mos kene plotesuar te gjitha kriteret.

Nevoja per te treguar qe integrimi i vendeve te reja nuk eshte dere e mbyllur, qe BE nuk eshte projekt i deshtuar apo nevoja per tju pergjigjur presioneve dhe influencave ruse e kineze ne rajon, mund te pershpejtojne pranimin e ndonje vendi te ri ne BE.

A do jete Shqiperia fatlumja? Nuk dihet, do varet nga sa ajo do punoje, por Rama po e luan mire kete karte.

Ne eufori, Rama shkoi deri atje sa te parashikoje qe nese Shqiperia futet ne BE ne vitin 2030, PS do qendroje ne pushtet deri ne vitin 2050. Dicka te ngjashme tha para disa vitesh kur paralajmeroi se PS do te qendroje ne pushtet deri ne vitin 2030. Sigurisht cka tha sot ishte presion ndaj opozites.

Si duhet te pergjigjet opozita? Nuk eshte e lehte, por mundesite jane dy: rruga ose alternativa qeverisese ne Parlament.
Mundesia e rruges eshte perdorur gjeresisht nga viti 2019, pjese aktive e se ciles kam qene dhe une, nderkohe qe sot jemi ende ne opozite.

Kam qene dhe vazhdoj te jem i mendimit qe opozita duhet te jete ne parlament, pasi aty behet politika. Te qenurit ne parlament duhet te prodhoje alternativa ndaj maxhorances. Riperseritja e skenave te forces ne parlament, si ato gjate viteve 2022-2025, protagonist i te cilave kam qene edhe une, nuk prodhoi dhe nuk do prodhoje rezultat.

Cfare alternative duhet te paraqese opozita?

Mendoj qe pershpejtimi i integrimit te vendit ne BE, duhet te jete objektiv kryesor i opozites gjate viteve 2025-2029. Ne duhet te kemi strategji te plote se si vendi mund te behet pjese e BE brenda viteve 2027-2030 si dhe alternativa te detajuara sektoriale per tja dhene qytetereve si opsionet me te mira e me te shpejta se te maxhorances, per te arritur objektivin qe mbi 90% e qytetareve shqiptare e deshirojne.

Se dyti, opozita duhet te paraqese propozimet per reforme institucionale, perfshire ndryshimet kushtetuese. Pjese e kesaj pakete duhet te jene reforma ne ekzekutiv, reforma parlamentare, e administrates publike, territoriale, reforma e plote zgjedhore dhe plotesime ne reformen ne drejtesi, te cilat koha i ka evidentuar si te domosdoshme.

Se fundi, opozita duhet te ekspozoje kapacitetet njerezore qe disponon per kryerjen e ketyre reformave, duke nxjerre ne rresht te pare kontigjentin e politikaneve te rinj, te pergatitur dhe te gatshem per te ndermare persiper rrotacionin politik, aq te nevojshem per vendin”, shkruan Spaho.

Top Channel