Rriten kërkesat për arsimin e lartë në Vlorë, 10% më shumë regjistrime. Risi dhe bashkëpunim me universitetin e Barit

12/09/2025 12:39

Në Vlorë ka nisur faza e dytë e regjistrimeve në universitet dhe trendi i studentëve është në rritje.

Deri më tani përllogaritet të ketë 10% më shumë studentë se një vit më parë.

Risi për vitin e ri akademik pritet të jenë dy programe masteri në inxhinieri armatimesh dhe bachelor ndërkombëtar. Sipas rektores Saliaj, universiteti në bashkëpunim me Polytechnic University of Bari, do të ofrojë Bachelor në Arkitekturë për Trashëgiminë, një diplomë tërësisht në gjuhën angleze, që do të sjellë për herë të parë studentë të huaj për t’u diplomuar në Vlorë.

Ndërsa Masteri në Inxhinieri Armatimi, i zhvilluar në bashkëpunim me Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, i pari i këtij lloji në Shqipëri, i hap rrugë një tradite të re akademike që lidh arsimin me sigurinë kombëtare.

Referuar regjistrimeve në këto programe të rinj, rektorja Saliaj thotë se ka interes në rritje veçanërisht nga kandidatë të huaj për Arkitekturë në Trashëgimi,

Hapja e programeve të reja të studimit në universitetin e Vlorës, për drejtuesit pritet të ndryshojë edhe fytyrën e arsimit të lartë në Jug të vendit.

 

Top Channel