
Legjislatura e XI e Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve të 11 majit ka nisur sot punimet me një seancë e cila në momentet e para të saj është shoqëruar me momente tensioni dhe bllokim të foltores.
140 deputetë u ulën në sallë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
Seancën e sotme u drejtua nga deputeti i tretë më i vjetër i Kuvendit, socialisti Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan më parë të marrin këtë detyrë ceremoniale.
Mariana Koçeku, Zegjine Caushi dhe Klodiana Çapja, tre deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë do të formojnë sekretarinë e përkohshme deri në zgjedhjen e byrosë së Kuvendit. Por deputetja demokrate Klodiana Çapja nuk iu bashkua dy deputeteve socialiste.
Kuvendi vetëm me votat e e maxhorancës ngriti edhe komisionin e verifikimit të mandateve, ku gjashtë deputetë socialistë dhe tre demokratë (emrat e të cilëve nuk u paraqitën nga grupi i PD-së) duket të hartojnë raportin i cili do t’i paraqitet seancës në orën 17.00.
Top Channel