Domatet me nivele të larta pesticidesh, Gjykata e Beratit lë në burg Mariglen Qorrin, ‘arrest në shtëpi’ për dy inspektorët e AKU-së

12/09/2025 17:32

Është lënë në burg administratori i ‘Era-Fruit’, Marigren Qorri dhe në arrest shtëpie 2 inspektorët e AKU-së nga Gjykata e Beratit, pas u sekuestruan domate që dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë pesticidesh.

Ekpsortuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë mbërritur sot në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, për t’u njohur me masat e sigurimit.

Në momentin e mbërritjes së tyre, jashtë ambjenteve të gjykatës, përveç familjarëvë ka pasur edhe fermer dhe eksportues perimesh, që kishin ardhur në mbeshtetje të kolegut të tyre Mariglen Qorri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta