Arsimi profesional në Korçë, për herë të parë aplikohet niveli 5 i kualifikimit profesional

12/09/2025 12:45

Arsimi profesional në qarkun e Korçës po hyn në një fazë të re zhvillimi duke ofruar mundësi më të avancuara për të rinjtë dhe profesionistët që duan të specializohen për tregun e punës.

Për herë të parë, në Korçë është duke u aplikuar Niveli i 5 të i kualifikimit profesional, në drejtimin “Shërbim mjetesh transporti”, një program i projektuar për të përgatitur specialistë të aftë të përballen me kërkesat më bashkëkohore të tregut të punës.

Ky nivel i ri studimi ju jep të rinjve mundësinë jo vetëm të përfitojnë njohuri teorike dhe praktike më të thelluara, por edhe të fitojnë aftësi menaxheriale dhe organizative që kërkohen gjithnjë e më shumë në industrinë e transportit dhe shërbimeve të lidhura me të.

Avancimi i programeve të arsimit profesional në Shqipëri, mbetet një aspekt i rëndësishëm që i kualifikon më shumë të rinjtë për tregun real të punës dhe u ofron më shumë mundësi punësimi.

Top Channel