“Veliajt i është mohuar e drejta e gjykimit”, Rama njofton zgjedhjet në Tiranë: Këshilltarët do vënë në punë mekanizmin e shkarkimit, nuk e bëj me zemër të lehtë, por…

11/09/2025 11:20

Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e rrugës për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Rama theksoi se Këshilli Bashkiak do të aktivizojë mekanizmin e shkarkimit të Veliajt dhe se vendimi nuk merret me lehtësi, por është i domosdoshëm për të garantuar udhëheqjen e qytetit dhe funksionimin normal të administratës së Tiranës.

Rama tha:Sot kemi një kryetar të zgjedhur tre herë nga populli i kryeqytetit, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. I është bërë një gjyq i gjatë, gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik dhe në pasqyrat e gjykatave sociale. Madje, në shkelje të hapur të ligjit të çdo zakoni, janë nxjerrë nga brenda, nga ato tezga, biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo. Është shkelja më e hapur, më flagrante, më brutale në shpërdorim total të detyrës, nga ana e atyre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore.

Tema jonë është që askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori drejtësie me pikëpyetje, pikëçuditëse…

Duhet marrë politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e ri të bashkisë në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në Këshillin Bashkiak duhet vënë në lëvizje mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur, pavarësisht, dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i Ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i Bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do, por se është i penguar nga paraburgosja.

Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë

Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset si një trup pa kokë. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të presin më as 7 ditë të tjera pa e ditur se çfarë do të bëhet me drejtimin e Tiranës”.

Top Channel