Kuvendi i Shqipërisë duhet t’i nënshtrohet një reformimi, propozoi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Ai e cilësoi të tepërt numrin e deputetëve në parlament, duke thënë se 140 ligjvënës janë shumë për vendin tonë. Me këtë ide, shtoi ai, është shumica e shqiptarëve.

“Na duhet një cikël i ri reformimi për disa institucione të rëndësishme, ndër të cilat edhe Kuvendi. Pas 10 legjislaturash dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë, e para gjë si rrallë gjë që bie dakord çdo shqiptar, është tepria e numrit të deputetëve”.

Rama propozoi që 12 qarqet e Shqipërisë, të përfaqësohen nga 101 ligjvënës.

“Zbritja e numrit deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se një aspekt. Prandaj ky ndryshim pozitiv duhet të jetë objektiv i yni, përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë, edhe të atyre që e çuan votën në drejtime të tjera”.

Top Channel