Rama propozoi uljen e numrit të deputetëve/ Ambasadori i Holandës: Çështje sovrane, çdo vend ka të drejtën e ndërtimit të parlamentit

11/09/2025 16:25

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka vizituar Korçën, ku nga atje komentoi propozimin e bërë sot nga kryeministri Edi Rama për uljen e numrit të deputetëve.

Ai u shpreh duke thënë se në Holandë ka 150 deputetë, në Gjermani një numër tjetër dhe secili vend anëtar ka një mënyrë pavarësie sa i përket ndërtimit të parlamentit.

Pyetje zhvillimet e fundit dhe propozimi i Kryministrit për uljen e numrit të deputetëve dhe nga ana tjetër shohim një sulm të vazhdueshëm ndaj organeve të drejtësisë po nga politika.  Si i komentoni?

Vos: ⁠Në lidhje me pyetjen e parë që ka të bëjë me numrin e deputetëve, në Holandë ne kemi 150 deputetë, në Gjermani është një numër tjetër, secili nga vendet anëtare ka një mënyrë pavarësie për sa i përket mënyrës së rregullimit të ndërtimit të parlamentit dhe numrit të deputetëve ndaj kjo nuk është një çështje për ne. Tani të kalojmë tek çështja e dytë që ka të bëjë me çështjet e institucioneve të drejtësisë.  Së fundmi Këshilli i Lartë i gjyqësorit ka nxjerrë një deklaratë në të cilën ata dënojnë çdo lloj presioni apo ngarkese që shkon në drejtim të institucioneve të drejtësisë ku një është referuar çdo entiteti publik ose privat dhe ne jemi në mbështetje të plotë të kësaj deklarate.

Sa i takon zhvillimeve në SPAK për zgjedhjen e kreut të tij dhe zgjedhjes së kreut të BKH. ShBA ka dalë në mbështetje të këtij procesi por si paraqitet situata në BE sa i takon këtij procesi?

Vos: ⁠Ju keni qenë dëshmitarë që Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash shumë të rëndësishme në fushën e shtetit të së drejtës duke nisur nga vetingu, ndërtimi i institucioneve të reja mes tyre edhe SPAK dhe gjykata e posaçme. Deri tani ne kemi parë një punë të lavdërueshme nga ana e zotit Dumani. Unë kam vesimin e plotë që edhe drejtuesit që do të zgjidhen do të vazhdojnë në të njëjtën rrugë sepse edhe si vend anëtar ne kemi pasur dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë me SPAK në nivel bilateral të bashkëpunimit policor, gjyqësor me ta she besoj që do të vazhdojmë në këtë rrugë.  Kemi besimin e plotë.

A mendoni se mund të ketë Dumani mandatin e dytë?

Vos: ⁠Në dijeninë time sipas legjislacionit në fuqi është e pamundur që zoti Dumani të ketë një mandat të dytë të ripërtëritur megjithatë kjo ju përket autoriteteve shqiptare dhe kjo është një vendimmarrje e tyre. Unë jam besimplotë që kushdo burrë apo grua që do të zgjidhet në krye të SPAK do të vijojë të ketë të njëjtën performancë të mirë që ne kemi parë deri tani.

Top Channel