22 emigrantë vdesin afër Greqisë/ Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim, ishin nisur nga Libia 29/03 11:12
Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për drejtimin e Bashkisë Tiranë pritet të sjellë ndryshime edhe në shpërndarjen e mandateve parlamentare.
Si pasojë e këtij kandidimi, Blerina Gjylameti do të rikthehet në Parlament, duke marrë mandatin e Manastirliut, një lëvizje që ndryshon ekuilibrin e përfaqësimit në radhët e Partisë Socialiste.
Gjylameti kishte humbur mandatin e deputetes më parë për një numër të vogël votash ndaj Olta Xhaçkës, e cila siguroi vendin e saj për katër vitet e ardhshme në Parlament.
Top Channel