
Partia Demokratike zgjodhi drejtuesit e grupit në Parlament. Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi emërimet në mbledhjen e sotme të demokratëve.
Nënkryetar Kuvendi u konfirmua Agron Gjekmarkaj, ndërsa Gazment Bardhi u konfirmua kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Berisha hodhi në votim emërimin e Bardhit, ku i vetmi që votoi kundër ishte Bujar Leskaj.
“Detyrën e ka bërë shumë mirë, por mendoj se Sali Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë për mendimin tim”, tha Leskaj, në reagim për mediat. I pyetur nga gazetarët, ai tha se kjo votë kundër nuk është ndarje me PD-në.
Nënkryetarë grupi u emëruan Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti.
Sekretare të grupit parlamentar, Berisha zgjodhi Elda Hoti
Zëdhënëse e grupit do të jetë Ledina Aliolli.
Top Channel