“Nuk po them që unë isha i vetmi që e meritoja”/ Rama e vendosi në krye të Kuvendit, Peleshi: U njoha sot me propozimin, përgjegjësi shumë e madhe

11/09/2025 14:17

Niko Peleshi u zgjodh nga kryeministri Edi Rama si kryetari i ri i Kuvendit për mandatin e katërt qeverisës.

Në prononcimin e tij për mediat pas Asamblesë së PS-së, Peleshi u shpreh se e mësoi vetëm sot këtë propozim dhe se është një përgjegjësi e madhe.

Unë po vij nga kryesimi i grupit, kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar, kam patur disa portofole ministrore, kam patur një eksperiencë të gjatë. Nuk po them që unë jam i vetmi që e meritoja, shumë e shumë kolegë të mi mbase mund ta bënin më mirë se unë. Është propozuar sot nga kryetari i partisë që të jem kryetar Kuvendi, e pranoj me shumë kënaqësi, përulësi dhe shumë përgjegjësi. Po ju them që po e kam mar vesh sot që do të jem në atë pozicion. Është një përgjegjësi shumë e madhe, nisur dhe nga momenti historik ku ndodhet vendi në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, tha ndër të tjera Peleshi.

Top Channel