Kryeministri Edi Rama propozoi ish-zëvendës/ministrin e Brendshëm për drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ai zëvendëson në këtë post Ulsi Manjën, që do të marrë drejtimin e Komisionit të Ligjeve.

Besfort Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987, në Peshkopi, Dibër. Ai mbajti postin e Zëvendësministrit të Brendshëm që nga 9 Tetori 2017. Z. Lamallari ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009. Në 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale.

Më herët ka ndjekur studimet pasuniversitare në Itali LL.M “Bashkëpunimi Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”. Ai është trajnuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), si dhe Akademia e Studimeve Politike – Program i Këshillit të Europës. Z. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit.

Top Channel