Belinda Balluku konfirmohet zv.kryeministre dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kryeministri Edi Rama, theksoi se ‘kontributi i Ballukut deri më sot ka folur më mirë se çdo fjalë’.

Zëvendëskryeministrja do të drejtojë të njëjtën ministri, Infrastrukturën dhe Energjinë, e cila nuk do të ndryshojë si ministri, sepse ka fituar një qëndrueshmëri që vetëm mund të forcohet, tha Rama.

“Ndërkohë që tipari i pakënaqësisë kronike të ministres ndaj punëve që drejton vetë është një e dhënë shumë premtuese për të besuar se do të ecim më mirë dhe më shpejt, edhe në drejtime ku jemi shumë përpara, po edhe në drejtimin ku jemi shumë mbrapa, me standardet dhe me ambicien për një Shqipëri anëtare të Bashkimit Evropian, si për shembull transporti publik”, u shpreh kreu i qeverisë.

Balluku ka mbajtur detyrën e Zëvendëskryeministres prej korrikut të vitit 2022 dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019.

 

Top Channel