I vetmi që votoi kundër emërimit të Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të PD, Leskaj tregon arsyen: Berisha ka gabuar rëndë

11/09/2025 14:55

Bujar Leskaj ishte e vetmja votë kundër caktimit të Gazment Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. 

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së PD-së, Leskaj tha se kryedemokrati Sali Berisha ka gabuar me këtë zgjedhje.

“Detyrën e ka bërë shumë mirë, por mendoj se Sali Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë për mendimin tim”, tha Leskaj, në reagim për mediat.

Ai shtoi se kjo votë kundër nuk është ndarje me PD-në, ndërsa tha se më shumë arsye do të ndajë më vonë për publikun.

 

Top Channel