
Në Asamblenë e PS-së, Edi Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidaten e për të zëvendësuar Erion Veliajn në krye të Bashkisë së Tiranës.
Ish-deputeti dhe gazetari, Nikoll Lesi, ka zbuluar për “Shqipëria Live” se kandidati i PD-së sa i përket zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës, mund të jetë Ilir Alimehmeti.
Lesi shprehet se beteja për Tiranën është si një “Waterloo” për Alimhemetin dhe PD-në, duke e cilësuar të vështirë që të fitohet nga demokratët.
“E veçanta e kësaj Asambleje ishin zgjedhjet e reja në Tiranë dhe ndryshimet në Kushtetutë. Rama hodhi idenë e parë që nga 140 deputetë, të jenë 101. Të bësh ndryshime në Kushtetutë duhen 94 deputetë, Rama ka 83, ja të shtojmë dhe 3 të PSD, 86. Është një sfidë e madhe, por beteja më e zjarrtë është beteja për Tiranë.
Rama e tha emrin e tij, Ogerta Manastirliu. Tani pritet kë do nxjerrë opozita. Për PD-në dhe Berishën kjo është një betejë jetë a vdekje. Ogerta Manastirliu, aq sa e njohim të gjithë, është një grua me personalitet, që ka shumë karizëm, që shkon te njerëzit, “tironse” e vjetër. Të shohim.
Beteja është mes PD-së dhe PS-së në Tiranë, një betejë e fundit e Berishës. Shanset për mua, edhe pse s’kanë dalë Akoma, nëse gjejnë një kandidat shërbëtor të Berishës, absolutisht që sot fiton Ogerta Manastirliu.
‘Waterloo’-ja është në Tiranë. Deri në këto momente, Ogerta është 10 hapa para. Nëse PD-ja zgjedh një militant, e ka të humbur që sot. Nëse zgjedh një figurë përbashkuese, një “tirons” tjetër, atëherë do të shohim.
Kam një informacion, nuk e di sa e vërtetë është, i kanë kërkuar të shkojë në Selinë e PD-së, Ilir Alimehmeti. E kanë thirrur për kafe, apo se doli emri i Ogertës, nuk e dimë?
Ilir Alimehmeti për mua është një figurë potenciale për votimet. Mjek i njohur, me prestigj, korrekt, është pjesa më e mirë që ka PD-ja sot. Unë do t’i sugjeroja Ilirit që më mirë të synojë të bëhet kryetari i PD-së në vend të Berishës sesa të kandidojë në Tiranë, sepse Tirana është një ‘Waterloo’ e madhe, një betejë e madhe, është PS-ja në avantazh, është e majta në avantazh.
Nëse më dëgjon i them, më mirë kandido si kryetar i PD-së sesa të kandidojë si kryetar i Tiranës. Është një betejë e humbur në Tiranë”, u shpreh Nikoll Lesi.
Top Channel