Autobusi i linjës urbane Durrës-Plazh merr flakë në lëvizje, dalin në kohë dhjetëra pasagjerët

11/09/2025 15:10

Teksa ka ende rrugë në Durrës nën pushtetin e ujit, për shkak të bllokimit të pusetave dhe mosmirëmbajtjes së rrjetit, një autobus i linjës urbane Durrës-Plazh ka rrezikuar të marrë flakë në ecje duke vënë në rrezik dhe jetën e shumë prej udhëtarëve që ndodheshin ne të.

Një defekt në sistemin e frenimit dhe tymi janë konstatuar shpejt dhe drejtuesi i mjetit ka ndaluar, raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës të qytetit i ka dhënë fund përhapjes së flakëve. Autobusi ndodhej pranë stacionit të trenit kur u konstatua tymi dhe mëbpas zjarri.

Top Channel