Kyebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurimit.

Veliaj kundërshton vendimin e Apelit, që e la në qeli, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

SPAK dërgoi në GJKKO dosjen e Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 16 persona të tjerë të pandehur, si dhe shoqëri apo organizata jo fitimprurëse.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme renditen 13 akuza për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ndërsa edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa ngrihen 12 akuza.

Top Channel