
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, i dërgoi një mesazh urimi Presidentes së re të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Annalena Baerbock, e cila ka nisur zyrtarisht detyrën e saj.
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh urimet e përzemërta Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj në rolin e Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara“, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.
“Shqipëria do të vazhdojë të jetë një anëtare e besueshme e OKB-së, një kontribuese aktive dhe besnike në ruajtjen e sigurisë, ruajtjen e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, e frymëzuar nga vlerat e lirisë dhe e bazuar në parimin e multilateralizmit”, shtoi ajo.
Top Channel