SPAK cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, zv.drejtori i Departamentit të Drejtësisë në PD
10/09/2025 12:43
SPAK ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logun, nën dyshimin se i ka marrë 8 mijë euro ryshfet një klienti duke i premtuar se do të ushtronte ndikimin e tij tek gjyqtarët për t’i lehtësuar masën e sigurisë.
Logu, sipas të dhënave që vetë ai ta bashkangjitur në rrjetet e tij sociale, është po ashtu zv.drejtor në Departamentin e Drejtësisë në Partinë Demokratike.
Më herët ai ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, prej korrikut 2021 deri në qershor 2025. Ndërkohë, nga nëntori 2023 deri në mars 2024 ai ka qenë sekretar i PD në degën numër 7 në Tiranë.
Top Channel