Një i mitur është mbytur aksidentalisht në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në në lagjen nr. 13, Durrës, teksa i mituri ka qenë duke u larë në det.

Policia njofton se është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

 

Top Channel