E kishin kthyer magazinën në vend për kultivimin e lëndëve narkotike, vihen në pranga katër persona në Shijak, mes tyre punonjësi i OSHEE
Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Kastriot Gurrës nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Në vend të Gurrës, në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin është emëruar Ermal Shena, ndërsa ky vendim hyn menjëherë në fuqi.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”-thuhet në njoftim.
Top Channel