
Izraeli ka shënjestruar pesë figura kyçe të Hamasit që veprojnë nga mërgimi në Katar, në kuadër të një strategjie të re të përballjes me udhëheqësit e lëvizjes jashtë Gazës.
Kjo po ndodh pasi Tel Avivi është zotuar publikisht se nuk do të kursejë as liderët në diasporë, edhe nëse ndodhen në vende të treta si Katar, Turqi apo Egjipt.
1. Khalil al-Hayya – “Arkitekti politik” dhe kritik i aleatëve
-Figurë e fuqishme e Hamasit.
-I afërt me Yahya Sinwar, ndoshta pasuesi i tij.
-I njohur për deklarata të ashpra ndaj aleatëve si Egjipti, Jordania dhe Irani.
-I mbijetuar i një sulmi në 2007.
-Ka fituar peshë politike pas sulmit të 7 tetorit.
2. Khaled Meshal – Ish-kreu politik, i mbijetuari i Mossadit
-Lindi në Bregun Perëndimor; ish-mësues.
-U përpoq të vritej nga Mossadi në Aman më 1996.
-U mbrojt nga mbreti i Jordanisë, e mbijetoi falë një antidoti.
-U largua nga Damasku në 2012 për shkak të qëndrimit anti-Assad.
-Ka mbajtur profil më pragmatik pas 7 tetorit 2023.
3. Zaher Jabarin – Menaxheri i fondeve dhe lidhjeve në Bregun Perëndimor
-Ish-i burgosur politik, liruar në shkëmbim për ushtarin Shalit.
-Kujdeset për të burgosurit palestinezë dhe rrjetin financiar të Hamasit.
-I lidhur ngushtë me Brigadat al-Kassam.
-Shënjestruar për shkak të ndikimit të tij logjistik dhe financiar.
4. Musa Abu Marzouk – Zëri i marrëdhënieve të jashtme
-I lindur në Gaza, shkolluar në SHBA.
-Drejtoi byronë politike të Hamasit në vitet ’90.
-Roli kryesor në marrëdhëniet me Egjiptin, Jordaninë, më pas Katarin.
-I përfshirë në negociatat më të fundit – të tensionuara dhe të dështuara.
5. Husam Badran – Strategu i intifadës dhe zëdhënës i diasporës
-I njohur si një nga arkitektët e sulmeve vetëvrasëse gjatë Intifadës së Dytë.
-I liruar në marrëveshjen për ushtarin Gilad Shalit.
-Lidhje të forta me rrjetin e Hamasit në Bregun Perëndimor dhe donatorët ndërkombëtarë.
-Një figurë më pak publike, por me ndikim strategjik.
Sulmi ndaj tyre në Doha, nëse konfirmohet, përfaqëson një përshkallëzim të madh dhe shkelje të mundshme të sovranitetit të Katarit, një vend ndërmjetës kyç në krizën Gaza-Izrael.
Top Channel