Foto Ilustruese

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi plagosën me thikë një 24-vjeçar.

Të arrestuarit janë J. K., 26 vjeç dhe F. Q., 24 vjeç, ndërsa është në kërkim vëllai i këtij të fundit, F. Q., 27 vjeç, të tre banues në Berat.

Sipas Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Top Channel