Bjellorusia i del në mbrojtje Rusisë pas dronëve në Poloni? Zyrtari: Edhe mbi ne ranë, u bllokua sistemi i navigimit

10/09/2025 11:25

Bjellorusia, aleate e Rusisë, duket se i ka dalë në mbrojtje kësaj të fundit duke thënë ndër të tjera se edhe ata kanë kapur dronë në territorin e tyre.

Pavel Muravyeika, zëvendësministri i mbrojtjes i Bjellorusisë, pretendon se dronët që hynë në hapësirën ajrore polake ishte në mënyrë aksidente, pasi sistemet e tyre të navigimit u bllokuan, shkruan BBC.

Në një video në kanalin zyrtar të ministrisë së mbrojtjes në Telegram, ai pretendon se dronët “humbën rrugën” dhe se vetë Bjellorusia kishte rrëzuar disa prej tyre mbi territorin e saj.

Ai tha se midis orës 23:00 dhe 04:00 sipas orës lokale (21:00 deri në 02:00 BST), forcat e tij, Polonia dhe Lituania kishin ndarë informacione përmes “kanaleve të komunikimit” mbi dronët e supozuar.

Ndërkohë në reagimin e parë nga Rusia, thuhet se nuk ka asnjë provë se këto dronë janë rusë.

Top Channel